Kosova

Familja Dobratiqi për pak ditë mbetet në rrugë

Familja katër anëtaresh e Faton Dobratiqit, ka nevojë për ndihmë të vullnetmirëve.

Ata banojnë në një shtëpi me qira në lagjen “Bregu i Diellit”, në kryeqytet por që nuk po arrijnë të ia dalin me shpenzimet mujore, pasi kryefamiljari merr një pagë prej 220 eurosh.

Por, kësaj familje i është kërkuar që deri në fund të muajit ta lirojnë shtëpinë meqë pronari do ta shemb shkaku i rrezikshmërisë dhe vjetërsisë.

42-vjeçari thotë se pas kësaj date nuk di ka të shkojë dhe kërkon një strehë për ata dhe fëmijët e vegjël.

Të gjithë njerëzit vullnetmirë të cilët kanë mundësi të ndihmojnë mund ta bëjnë duke kontaktuar në numrin: 049/339-224.