Kombëtare

Falsifikoi vulën apostile, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i falsifikimit të dokumentit ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, shkruan Kosova.info.

Ankuesi mashkull, ka raportuar se i dyshuari mashkull, kishte falsifikuar vulën apostile.

Pas një pune operative-hetimor zhvilluar nga policia me datën 4 mars 2019, është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes.