Kosova

Falënderimi i veçantë i mërgimtarit, ndalet në Kroaci dhe shpërndan kafe për mjekët

Ultrim Imeri nga Prishtina jeton dhe vepron bashkë me familjen e tij në Gjermani dhe këtë vit ka ardhur për pushime në Kosovë.

Gjatë rrugës ai u ndal në shtetin e Kroacisë dhe përkundër herëve të tjera, kësaj radhe jo për të pushuar, por për të falënderuar.

Ultrimi, në shenjë falënderimi për mjekët dhe policët atje për kontributin e dhënë për personat e përfshirë në aksidentin që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë, shpërndau kafe dhe pije për ta.

Gjesti i Ultrimit për të falënderuar në emër të shqiptarëve u prit shumë mirë nga mjekët dhe policia kroate.