SPORT

Falcao prezantohet tek Rayo Vallecano, sulmuesi zgjedh numrin interesant në fanellë për nder të babait të tij

Kolumbiani Radamel Falcao mbrëmë u bë zyrtarisht futbollist i klubit spanjoll, Rayo Vallecano.

Falcao mbërriti tek Rayo si lojtar i lirë pasi u largua nga Galatasaray, dhe mbrëmë u prezantua zyrtarisht si futbollisti më i ri i ekipit nga periferitë e Madridit.

Ajo që është veçanërisht interesante është numri që ai zgjodhi. Numri i preferuar i Falcaos është 9-ta , por tek Ray mbahet nga Randy Nteka, kështu që kolumbianit iu desh të zgjidhte një tjetër.

Kështu, ai zgjodhi numrin 3, duke befasuar shumë tifozë të futbollit sepse është një numër që zakonisht merret nga mbrojtësit. Përjashtimi i vetëm është ish -lojtari i kombëtares së Ganës, Asamoah Gyan, i cili e mbante numërin si sulmues.

Falcao ka një arsye të veçantë për këtë. Babai i tij Radamel Garcia ishte gjithashtu futbollist dhe mbante numrin 3, dhe ai vdiq më 3 janar 2019.

Falcao ka mbajtur veshur fanellën me numrin 9 që nga debutimi në 2008 me River Plate, dhe në karrierën e tij ka luajtur edhe për Porto, Atletico, Monaco, Manchester United, Chelsea dhe Galatasaray.

Falcao ka shënuar 296 gola për klubet dhe 35 për ekipin kombëtar kolumbian.