Kombëtare

Fajon shprehet e zhgënjyer me Francën, “minoi interesin tonë në Ballkan”

Anëtarja e Parlamentit Europian, Tanja Fajon, ka reaguar ashpër duke kritikuar qëndrimin e presidentit të Francës për çështjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Me një shënim në “Twitter”, Tanja Fajon shprehet se ndihet thellësisht e zhgënjyer që BE humbi një tjetër mundësi, përmes së cilës do faktonte se ajo di të mbajë premtimet e dhëna. Sipas diplomates së PE-së, refuzim ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka “minuar” kredibilitetin dhe besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“Jam ekstremisht e zhgënjyer që Bashkimi Europian humbi edhe një tjetër mundësi për të demonstruar se çështjet e zgjerimit ka rëndësi dhe se ne i mbajmë premtimet tona. Bashkimi Europian është marrë sërish peng nga Franca e cila nuk kupton dhe vazhdojë të minojë interesin tonë për Ballkanin. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën një dritë jeshile për hapur bisedimet me BE ditën e djeshme. Parlamenti Europian mbetet një aleat i fortë gjithsesi. Besueshmëria e Unionit është shkatërruar. Franca po luan lojë të ndyrë politike dhe kam frikë se të gjithë do të paguajnë çmimin”, thuhet në reagimin e Fajon. /BalkanWeb/