Kosova

Fajon: Mbështes plotësisht përpjekjet e ministrit Vitia në luftën ndaj Covid-19

Eurodeputetja sllovene e grupimit Social-Demokrat, Tanja Fajon, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se ka biseduar sot me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, rreth luftimit të Covid-19.

Ajo thotë se masat duhet të limitohen në kohë, dhe në përputhje me të drejtat themelore të njeriut.

“Sapo bisedova me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia. I mbështes plotësisht përpjekjet e tij në luftën kundër pandemisë Covid-19. Në më mënyrë që të përmbajmë këtë sëmundje njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi. U pajtuam se të gjitha masat duhet të jenë të limituara në kohë dhe në linjë me të drejtat themelore të njeriut”, ka thënë Fajon.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.