EKONOMI

Fajde dhe pastrim parash, si po funksionon ekonomi në Kosovë?

Institucionet që filluan veprimtarinë si organizata humanitare në kohën e UNMIK-ut, më pas vazhduan punën duke dhënë kredi me interes të lartë.

Këto institucione mikrofinanciare, duke operuar si organizata joqeveritare, nuk paguajnë aspak tatime shtetit të Kosovës, këto institucione që kishin filluar të funksiononin si organizata humanitare, duke shpërndarë donacione si kredi, janë transformuar në biznese që menaxhojnë mbi 150 milionë euro në vit, shumë kjo për të cilën nuk paguajnë fare tatim, pasi veprojnë si OJQ.

E ata të cilët e vuajnë më së shumti këtë pjesë janë vetë qytetarët e Kosovës dhe bizneset e vogla, të cilët shpesh ndihen të pafuqishëm për tu përballur me padrejtësisë dhe vështirësitë që i hasin në kthimin e kredive dhe normat e larta të interesit.

Njohësit e fushë së ekonomisë vazhdojnë ta shohin Kosovën si teren shumë të përshtatshëm për shpëlarjen e parave të pista nga rrjete të ndryshme kriminale, qoftë edhe nëpërmes rrjetit të OJQ-ve dhe organizatave mikrofinanciare.Institucionet mikrofinanciare që veprojnë në Kosovë, aktivitetin e tyre e zhvillojnë me norma tejet të larta të interesit për kredi.

Norma e interesit për kredi, sipas Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, në këto institucione arrijnë në mbi 22 për qind, por kosova.info ka siguruar dokumente ku ato kanë kaluar mbi 100% .Institucionet mikrofinanciare (IMF) në Kosovë janë të regjistruara si Organizata joqeveritare (OJQ). Sipas Ligjit për OJQ-të, ato kanë mision bamirës. Por, jo rrallë dyshohet në këtë mision, duke i cilësuar ato se po përfitojnë në mënyrë të paligjshme.

Në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës, disa deputetë kanë kërkuar që institucioneve mikrofinanciare që veprojnë si OJQ, të mos iu lejohet që të funksionojnë në mënyrën, formën siç kanë vepruar deri më tani.

Edhe eksperti i çështjeve ekonomike, Muhamet Mustafa, në një postim të tij në Facebook, kishte theksuar se ‘institucionet mikrofinanciare, të cilat janë të regjistruara si OJQ, gjatë gjithë kohës, që nga viti 1999 e deri tash kanë dhënë kredi me interesa të larta deri në 25 për qind dhe si të tilla, kanë krijuar dhe grumbulluar fitime prej qindra miliona eurosh’.“E këto profite i kanë grumbulluar në kundërshtim me ligjin, sepse ato si organizata nuk duhet të punojnë e grumbullojnë me vite profite, por janë toleruar”, ka shkruar Mustafa.Sipas deputetëve që ngritën shqetësime lidhur me këtë çështje, shumë nga këto institucione kanë përfituar duke lëshuar kredi me kamata të larta dhe duke mos paguar tatime për shtetin.Muaj më parë Kosova.info, ka filluar të shkruajë një sërë shkrimesh lidhur me institucionet mikrofinanciare që veprojn në Kosovë.

Në hulumtimet që janë bërë, është gjetur që normat e interest në keto institucione mikrofinanciare shkojn deri ne 30% e ka raste ku ato shkojn edhe 35.6 %.“Sistemi kredi apo fajde?”, që bëri shumë “mashtrime” nëpër vende të ndryshme të Evropës nën petkun e OJQ-ve, sot po rrezikojnë qytetarët e Kosovës, e kjo pikërisht përmes institucioneve mikrofinanciare, që sot veprimtarit e tilla janë të ndaluara në shtetet e BE-së.

Ish deputeti i Parlamentit të Kosovës, Milaim Zeka, në një prononcim për Kosova.info, ka thënë se shumë ma kancerogjene janë këto se sa lojërat e fatit.“Janë institucione kriminale. Këto është dashur me i ndalu shumë para lojërave të fatit”, ka thënë Zeka për Kosova.info.

Institucionet mikrofinanciare në Kosovë në vazhdimësi ishin kritikuar për norma të larta të interesit.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, tregojnë se norma e interesit për kredi në institucionet mikrofinanciare që operojnë në Kosovë, është 21.7 për qind.Sipas ligjeve në fuqi Institucioni Mikrofinanciar OJQ është institucion mikrofinanciar që është regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike për qëllimet e lirimit nga taksat si dhe në BQK si organizatë joqeveritare që për mision të saj ka qëllimin bamirës./Kosova.info

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483