Fadil Nura për Ragip Jasharin: Secili që ka pas fatin ta njoh, ka pas para vete një burrë fjalëpak

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta, kanë organizuar sot Akademi Përkujtimore në nderim të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ragip Jashari.

Në një njoftim në Facebook, Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se në këtë akademi kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, Rifat Jashari, familjarët e të ndjerit, drejtorët e Komunës, bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, të ftuar dhe qytetarë të shumtë.

Nura ka thënë se Ragip Jashari ishte një njeri i kompletuar me veti të larta, siç u shpreh ai, fjalëpak dhe i respektuar.

“Meqë ishte fqinji i parë i Adem Jasharit, do të jetë po ashtu i pari jashtë familjes së komandantit legjendar që i bashkohet luftës për çlirim të vendit”.

Secili që ka pas fatin ta njoh Ragipin, e në mesin e të cilëve, isha edhe unë që e njoha, ka pas para vete një burrë fjalëpak, një njeri të qetë dhe të respektuar, mbi të gjitha”, është shprehur Nura.

Go to TOP