Hi Tech

Facebook kërkon ashpërsimin e rregullave në rrjetet sociale kundër përmbajtjeve të dëmshme

Shefi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka bërë thirrje për ashpërsimin e rregullave kundër përmbajtjes së dëmshme në internet, duke thënë se nuk varet nga rrjetet sociale për të treguar se çfarë është liri e shprehjes nëpër përmbajtjet e tyre.

Duke përmendur Kinën, Zuckerberg ka thënë se kontrolli i tepruar i rrjeteve sociale mund të zbehë lirinë e shprehjes individuale, transmeton KTV. Gjigantët e mediave sociale siç është Facebooku, janë në presion të vazhdueshëm për të parandaluar përhapjen e informacioneve të rreme.

Facebooku ka marrë kritika të mëdha për rregullat e veta për reklamimin politik. Kompania gjatë vitit 2018 prezantoi rregullat e reja për reklamimin politik.

Këto rregulla kërkonin që të saktësohej se kush ka paguar për reklamat politike, mirëpo gjatë fillimit të muajit shkurt të vitit 2020, Facebook njoftoi se në databazën e saj nuk do të ruhen sponsorimet politike që do të thotë se postimet e politikanëve nuk kontrollohen për faktet si pjesë e rregullave të Facebookut për liri të fjalës.