Hi Tech

Facebook i kushton një rubrikë zgjedhjeve në Kosovë

Rrjeti social Facebook i ka kushtuar një rubrikë të veçantë zgjedhjeve që po mbahen sot në Kosovë.

Përdoruesit e këtij rrjeti social do të kenë mundësi gjatë gjithë ditës që të njoftojnë miqtë e tyre se tashmë kanë votuar.

Deri tani, një informacion të tillë e kanë ndarë rreth 3 mijë kosovarë.