Hi Tech

Facebook fshin qindra llogari të lidhura me një kompani izraelite

Së paku gjashtë ushtarë afganë janë vrarë nga sulmet e talibanëve në dy pika të kontrollit të ushtrisë.

Zëdhënësi i provincës Zabul, Gul Islam Seyal tha se gjashtë ushtarë tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë sulmeve. Kompania Facebook njoftoi se ka fshirë 265 llogari, faqe dhe grupe të lidhura me një kompani me bazë në Izrael.

Sipas njoftimit, llogaritë janë fshirë nga platforma e Facebook-ut dhe Instagramit.

Arsyeja e kësaj mase, sipas Facebook-ut, është se këto llogari kanë pasur, siç është thënë “sjellje joautentike”.

Ato, kanë shënjestruar përdoruesit në Amerikën Latine, Azinë Jugore dhe Afrikë.

Kjo masë e Facebook-ut është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për adresimit e shqetësimeve, lidhur me privatësinë dhe gjuhën e urrejtjes në mediat sociale.

“Në këtë rast u përdorën llogari të rreme për të drejtuar faqet, përmbajtjen e tyre dhe në mënyrë artificiale të rrisin ndërveprimin”, thuhet në njoftimin e kompanisë Facebook.

Nga përleshjet e armatosura kanë mbetur të vrarë 22 talibanë.

Asadullah Kakar, anëtar i Këshillit provincial, tha se forcat qeveritare u tërhoqën nga pikat e kontrollit pas përleshjeve.

Ky rajon që ndan kufirin me Pakistanin njihet si një fortesë e talibanëve.

Talibanët kanë vazhduar sulmet kundër trupave afgane dhe atyre huaja, pavarësisht mbajtjes së disa raundeve të bisedimeve të paqes me Shtetet e Bashkuara në Katar.

Palët kanë bërë përparim, por nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për përfundimin e luftës 17 vjeçare.