Hi Tech

Facebook fshin qindra llogari në Moldavi

Kompania Facebook njoftoi se ka fshirë më shumë se 200 llogari “joautentike” në Moldavi, disa prej të cilave ishin të ndërlidhura me punëtorët qeveritarë.

Moldavia do të mbajë zgjedhjet më 24 shkurt përmes një sistemi të ri elektoral, njofton BBC.

Një nga vendet më të varfra të Evropës, është e ndarë politikisht midis fraksioneve pro-perëndimore dhe pro-ruse.

“Edhe pse njerëzit që qëndronin pas këtij aktiviteti u përpoqën të fshehin identitetin e tyre, shqyrtimi ynë manual zbuloi se disa prej këtyre aktiviteteve ishin të ndërlidhura me punonjësit e qeverisë moldave”, tha në një deklaratë, shefi i politikave të sigurisë kibernetike në FacebookNathaniel Gleicher.

Sipas tij, aktiviteti në Moldavi u bë përmes “përdorimit të llogarive të rreme dhe atyre autentike për të mashtruar të tjerët për atë se kush ishin dhe çfarë po bënin”.

“Këto llogari gjithashtu shpërndanë fotografi të manipuluara, rrëfime përçarëse dhe satirë”. tha Gleicher.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483