SPORT

Fabregas tregon se çfarë nuk shkoi për Sarrin te Chelsea

Aventura e Maurizio Sarrit te Chelsea zgjati vetëm një vit, kohë relativisht e shkurtër por e mjaftueshme për italianin për të fituar Europa League-n dhe më pas të pranonte propozimin e Juventusit, duke u kthyer në Itali. 

Një përvojë që la ende gjurmë, madje edhe te lojtarët.

Në skuadrën e tij ishte edhe Cesc Fabregas, i cili u largua në janar drejt Monacos, në kërkim të një aventure të re dhe stimujve të rinj. 

I intervistuar nga “Tuttosport”, ish-futbollisti i Arsenalit dhe Barcelonës treguan ato gjashtë muaj me trajnerin toskan.

Sarri po i gjithçka Jorginhos, nuk ishte e mjaftueshme që unë të isha për numër. Kështu që vendosa të largohesha. Ai është një person me zemër por me bindje shumë të forta në nivel taktik, është supersticioz dhe shumë i vështirë për ta bërë të ndryshojë mendje”.

Frabregas tregon një episod të veçantë me trajnerin toskan sa i përket orarit të stërvitjes.

 “I kërkova atij që të ndryshonte orarin e stërvitjes nga 15:00 në mëngjes, sepse ishte e pamundur që ata që kishin fëmijë, si unë, t’i shihnin. Ai na tha që ne duhet të stërviteshim në atë kohë sepse një dijetar nga Pisa kishte provuar shkencërisht se ishte koha më e mirë për të stërvitur trupin…”