Rajoni

Exit-poll: Zoran Milanoviq është president i ri i Kroacisë

Ish-kryeministri i Kroacisë Zoran Milanoviq, sipas rezultatit të exit-poll është president i ri i Kroacisë.

Ai ka mundur edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kundërkandidaten Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila ka qenë presidente e deritanishme.

Markoviq në bazë të rezultateve të para po prin me 53, 25 për qind të votave.

Presidentja aktuale, Grabar-Kitaroviq doli e dyta në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën më 22 dhjetor, ku 11 persona garuan për postin e presidentit.

Posti i presidentit në Kroaci është kryesisht post ceremonial, por ekspertët thonë se nëse Grabar-Kitaroviq nuk fiton zgjedhjet presidenciale, kjo do të mund të shkaktonte probleme për kryeministrin Andrej Plenkoviq nga partia HDZ, gjatë zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Që prej pavarësisë së vendit më 1991, HDZ shumicën e kohës ka qeverisur me vendin.