Bota

Evropa vazhdon të jetë epiqendra e pandemisë

Vende në të gjithë botën po vazhdojnë të prezantojnë masa të reja në përpjekje për të parandaluar pandeminë COVID-19, pasi numri i infeksioneve arriti në 156,000, me më shumë se 5.800 vdekje.

Në të gjithë Evropën, e cila u identifikua kohët e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si epiqendra e pandemisë, shumë shtete kanë kufizuar lëvizjet e përditshme dhe udhëtimet ndërkombëtare, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës.

Me gjithë masat e ngjashme, Franca po përgatitet të vazhdojë me mbajtjen zgjedhjeve lokale më 15 mars, duke argumentuar se votimi është thelbësor për proceset demokratike.

Në Kinë, ku është paraqitur për herë të parë virusi, në dhjetor të vitit të kaluar, autoritetet vazhduan të regjistrojnë një numër më të ulët të infeksioneve, por po vendosin kontrolle të reja për udhëtarët ndërkombëtarë pasi 16 raste të reja u raportuan më 14 mars.

Në Azinë Qendrore, Uzbekistani regjistroi rastin e parë, ndërsa dy raste të reja u raportuan në Kazakistan, duke rritur numrin e rasteve atje në tetë.

Qendra Kërkimore e Universitetit Johns Hopkins, e cila ndërthur shifrat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe raportet e mediave lokale, bënë të ditur se numri i infeksioneve COVID-19 në të gjithë botën, në mëngjesin e 15 marsit është 156.500, me 5,833 vdekje.

Të dhënat e fundit në nivel botëror nga Universiteti John Hopkins

Gjithsej të infektuarNumri i vdekjeveNumri i të shëruarve
156,4005,83373,968
//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483