Show Biz

“Everything’s Strange Here” kush po e paralajmëron albumin e ri?

G-Eazy ka ndarë detaje rreth albumit të tij të ri të titulluar “Everything’s Strange Here”.

Albumi i cili vjen pas atij të vitit 2017, “The Beautiful & Damned”, do të lansohet më 5 qershor dhe nëse kënga e re e reperit “Free Porn, Cheap Drugs” është indikacion i përmbajtjes së albumit të ardhshëm, atëherë ai do ta sjellë reperin 31-vjeçar, G-Eazy, më shumë duke kënduar sesa duke bërë rep.

G-Eazy paralajmëron albumin e ri “Everything’s Strange Here”

Duke e ndarë me fansat në Instagram punën artistike të realizuar për albumin, “Everything’s Strange Here”, G-Eazy kishte shkruar: “Para tetë javësh nuk e dija se kisha nevojë ta realizoja këtë incizim. Bota është kthyer përmbys nga të gjitha anët, por shumë prej nesh e kanë pasur rastin të reflektojnë për veten dhe të evoluojnë. Ky projekt e përfaqëson zemrën dhe mendjen time në këto kohët e fundit. Albumi është i sinqertë dhe i pastër… Juve ju mbetet ta gjykoni nëse ju pëlqen ose jo. Kështu ndihem unë.”