SPORT

Evertoni e do Tomorin, por Chelsea planifikon ta mbajë

Fikayo Tomori është shënjestra kryesore e Evertonit, duke qenë se Carlo Ancelotti është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri.

Mirëpo, sipas njoftimit të gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Chelsea mund të vendosë që ta mbajë futbollistin.

Blutë janë duke hezituar që ta humbin Tomorin, prandaj më mirë do ta huazonin Antonio Rudigerin, i cili nuk është në përzgjedhjet kryesore të trajnerit Frank Lampard.

Si rezultat i kësaj, Evertoni i ka nisur bisedimet me Barcelonën për transferimin e Jean-Clair Todibo, të cilin duan ta huazojnë me opsionin e blerjes për 18 milionë euro.

Në ndërkohë, Blaugranët janë të interesuar që ta shesin, në mënyrë që të sigurojnë shërbimet e qendërmbrojtësit të Manchester Cityt, Eric Garcia. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.