Show Biz

Eva Murati vazhdon të sjellë imazhe nga pushimet

Përkundër angazhimeve të shumta në karrierë, prezantuesja shqiptare, Eva Murati, tash e disa ditë është duke shijuar disa ditë pushimi. 

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur nga mijëra fansa, teksa nuk ngurron të ndajë imazhe dhe video të ndryshme në rrjetet sociale.
24-vjeçarja gjatë ditës së sotme (e enjte), ka publikuar disa fotografi atraktive në llogarinë e saj personale, Instagram.

View this post on Instagram

🌊

A post shared by Eva Murati (@evamurati) on

Ajo shfaqet tejet në formë dhe natyrisht se në këto imazhe joshëse mori pëlqime dhe komente të shumta nga fansat e saj.

Për moderatoren tonë kanë shkruar edhe mediat e rajonit, duke e cilësuar si një nga femrat më të bukura shqiptare.

Kujtojmë që punën e prezantueses, Eva e bën kryesisht në kuadër të emisioneve sportive, siç janë ato që i kushtohen Ligës së Kampionëve, ndërsa ka qenë fytyra reklamuese e shumë brendeve të njohura.