SPORT

Eurosport’ kritikon rëndë Elseid Hysajn

Napoli zhgënjeu të dielën duke barazuar 1:1 në shtëpi ndaj Genoas, edhe pse ishte me një lojtar më shumë për një pjesë të madhe të lojës, transmeton zeri.info

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj u aktivizua si titullar në këtë sfidë, teksa nuk i ka shpëtuar kritikave të mediave.

“EuroSport” e ka vlerësuar paraqitjen e shkodranit si katastrofale, duke shtuar se 25-vjeçari nuk e merr guximit ta kalojë mesin e fushës.

Elseid Hysaj 5- “Nuk është i vetmi, por kombinohen të gjithë. Nuk merr asnjëherë guximin për të kaluar mesin e fushës dhe një herë që e bën ka një mundësi të artë shënimi, por nuk godet në portë. Është katastrofë në mbrojtje”, shkruhej në vlerësimin e “EuroSport”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483