Rajoni

Europianët prishen keq me administratën e Trump, nuk e pranojnë Pompeon për vizitë

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, ka anuluar një udhëtim nëpër Europë gjatë ditëve të fundit të tij në zyrë raporton CNBC.

Anulimi erdhi pasi shumë zyrtarë europianë nuk pranuan të takohen me të, thonë disa burime për Reuters.

Ky injorim erdhi pas ngjarjeve të fundit që ndodhën në Kongresin Amerikan ku mijëra protestues pro-Trump mësynë objektin duke bërë që demokracia e SHBA’së të vije në një rrezik serioz.

Pompeo kishte për qëllim takimin me Sekretarin Gjeneral të NATO’s, Jen Stoltenberg dhe zëvendëskryeministren e Belgjikës, Sophie Uilmes në Belgjikë. Këta dy të fundit kishin përshkruar ngjarjet në Kongres sikur “shokuese” edhe liderë tjerë botërorë dënuan aktin e protestuesve. Pompeo po ashtu do ta vizitonte edhe Luksemburgun.

Në një përgjigje për CNBC, zyrtarë të lartë të këtyre shteteve kanë thënë se po presin një trazicion paqësor të pushtetit në SHBA dhe bashkëpunim të thellë me administratën e ardhshme amerikane.