SPORT

Euro2020 sot me derbin Angli-Skoci, luajnë dhe Kroacia e Suedia

Kampionati Evropian vazhdon sot me përballje interesante në qytetet si ai i Shën Petersburgut në Rusi, Glasgou në Skoci dhe në Londër të Anglisë.

Në programin e sotëm do të zhvillohen ndeshje në Grupet E dhe D, ku Suedia përballet me Sllovakinë, Kroacia luan ndaj Çekisë, dhe Anglia pret në shtëpi Skocinë.

Në Grupin E vazhdon sot xhiro e dytë e Euro 2020, ku ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Suedisë dhe Sllovakisë. Sllovakët kryesojnë tabelën e këtij grupi me 3 pikë, kurse Suedia gjendet në pozitën e dytë.

Në anën tjetër, tek Grupi D, Kroacia zhvillon ndeshje kundër Republikës Çeke dhe Anglia si vendase luan kundër Skocisë. Këtë grup e kryeson Çekia me 3 pikë, aq sa ka edhe Anglia në vendin e dytë, kurse në vend të tretë dhe të katërt me asnjë pikë të arkëtuar, gjenden Kroacia dhe Skocia.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të Euro 2020 e gjeni më poshtë.

Grupi E

15:00 Suedia – Sllovakia (Stadiumi Gazprom Arena-Shën Petersburg)

Grupi D

18:00 Kroacia – Republika e Çekisë (Stadiumi Hampden Park-Glasgou)

21:00 Anglia – Skocia (Stadiumi Wembley-Londër)