Show Biz

Etritt sjell videoklipin me një këngë të re

Rep artisti i ri nga Gjilani, Etrit Hamiti ka sjell këngën e re me videklip për adhuruesit e tij.

I njohur me emrin artistik Etritt, gjilanasi i ri i këngës ‘Axha polic’, i ka bashkuar edhe videoklipin.

Për tekstin dhe melodinë është përkujdesur vetë këngëtari, teksa producent i këngës është Granit Ismajli.

Videoklipi është xhiruar nga Black Fish, teksa kënga është pritur mjaftë mirë në këto orët e para të lansimit.

Kujtojmë që viti 2020 për rep artistin e ri gjilanas ka nisur furishëm, pasi ai ka sjell edhe albumin ‘Life after death’.

Edhe këngët tjera të Etritit janë pritur shumë mirë, ndërsa djaloshi shihet që ka një të ardhme të ndritur.