Kombëtare

Eskalon situata në orët e mbrëmjes në Kosovë: Plagoset një person në Pejë

Një person është plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje në Pejë. Rastin e ka konfirmuar policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj tha për Express se një person është plagosur dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.