Kosova

‘Eskalon’ deputeti i AAK-së, e quan ‘kriminel’ Avdullah Hotin

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj me akuza të rënda ndaj deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili sot tha se Ramush Haradinaj po qeverisë me një bandë kriminale.

Demaliajaj tha se nuk u duhen fare votat e tyre, sepse siç tha ai, po shihet haptas se e kanë për një pushtet veç për me qenë dhe jo për me punu dhe me dasht shtetin.

“Lidhja e tyre me LDK-në po na befason shumë. Ku janë 63 kallëzime penale z. Kurti dhe z. Konjufca që ia keni bërë Isa Mustafës për qeverisjen lokale. A ju keni shku deri në fund apo keni gënjy? Në atë pushtet ka marr pjesë edhe z. Hoti, është pjesë e atij kriminaliteti financiar që ka ndodhë nëse ato padi kanë qenë të vërteta”, tha deputeti i AAK-së.

Sot, sipas tij, marramendësisht çohet Avdullah Hoti dhe e quan kryeministrin bandë kriminale, kriminel është vetë Avdullah Hoti.

Çka ka bo për Kosovën. Ku mundesh me i thanë një kryeministri bandë kriminale”, tha ai.

Ndryshe, edhe Milaim Zeka e ka akuzuar rëndë Hotin duke e quajtur rrenc.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483