Kosova

Është zënë duke punuar në lokal pas orës 21:00, arrestohet një person në Mitrovicë

Pasi kishte shkelur vendimin e Qeverisë në lidhje me masat parandaluese ndaj pandemisë Covid-19, duke e hapur lokalin e tij në rrugën “Bedri Gjinaj”, Policia e Kosovës, ka arrestuar një person.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij, në të cilin lokal kishin qenë duke pirë edhe pesëmbëdhjetë të dyshuar tjerë të cilët kishin vepruar kundër vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin COVID-19”, thuhet në raportin e policisë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i arrestuari është lënë i lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483