SPORT

Është vetëm 28 vjeç por ish lojtari i Chelseat paralajmëron pensionimin nga futbolli

André Schürrle është 28 vjeç dhe luan për Spartakun e Moskës në Ligën e Parë të Rusisë. Pavarërisht se ka ende shumë vite para në karrierën futbollistike, pranon se mund të varë këpucët në gozhdë.

Në kabinetin e trofeve ka një Botëror me Gjermaninë dhe Premier Leaguen kur luante për Chelsean, pa harruar dhe një Kupë të Gjermanisë me Borussia Dortmundin, megjithatë për shkak të problemeve të shumta fizike, rendimenti i tij në sezonet e fundit ka qenë gjithnjë në rënie.

Kjo është arsyeja që e shtyn t’i thotë para kohë lamtumirë futbollit të luajtur.

Në një intervistë për “Phrasenmäher”, një “podcast” i “Bild”, André Schürrle foli për dyshimet e tij të fundit.

“Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk kam menduar kurrë për tërheqjen. Sidomos në momentet më të vështira kam pyetur veten: Kam ende nevojë për futbollin, a e dua të gjithë këtë? Vit pas viti dua të vendos vetë nëse dua të vazhdoj, nëse kam ende motivim dhe nëse trupi im ndihet gati për këtë. Nuk e di, ndoshta do të luaj edhe një vit, apo dy.”

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483