Show Biz

Është vetëm 11 vjet/ Super talenti kosovari sjell një super hit në Zvicër (VIDEO)

Përveç artit, sportit dhe disa profesioneve të tjera, muzika është njëra ndër fushat me të cilat shqiptarët po arrijnë më shumë sukses në botë.

Në ngritjen e imazhit të Kosovës dhe Shqipërisë në botë janë emrat e njohur të muzikës ata të cilët kanë shkelur në tregun ndërkombëtar dhe të cilët po kontribuojnë më së miri në këtë drejtim.

Jo vetëm vajzat, por edhe djemtë shqiptar janë ata që punojnë me shumë mund që vendi i tyre të përmendet vetëm për të mirë në botë.

Nga bota e muzikës kemi tani edhe talentin e ri kosovare i cili ka vetëm 11 vjet, ai është Nuel Ramaj, është një talent i ri në moshë, por me muzikë ai ka filluar në moshën 6 vjeçare ku kishte marrë pjesë në “Supertalent Sitserland”.

Image result for Nuel Ramaj"

Nueli ka lindur dhe është rritur në Zvicër dhe tashmë ka vendosur të jetë pjesë e tregut muzikor ndërkombëtar duke sjell një super hit të titulluar “PARANOID”.

Nuel Ramja deri më tani ka realizuar gjashtë këngë, ndërsa tri këngë i ka të realizuara me spote, ku kënga e tij e fundit e titulluar “PARANOID”, është një këng hit që është pritur jashtëzakonisht mirë.

Nueli është lindur ne Zvicër nga prindërit kosovar Nue dhe Flora Ramaj, të cilët janë nga Stublla e Epërme e komunës së Vitisë, të cilët kanë emigruar para shum viteve në Zvicërr.

Edhe në aktrim dhe modelizëm, janë një numër i madh i djemve dhe vajzave që çdo ditë e më shumë po sjellin të reja nga veprimtaria e tyre në botë.

Por, nuk duhet lënë anash edhe suksesin e vajzave dhe djemve shqiptar nga të gjitha trojet ku ka shqiptarë, të cilët po punojnë shumë në këtë drejtim.

Përveç këtyre edhe shumë emra të tjerë janë duke punuar fuqishëm për tu shfaqur shumë shpejtë në tregun e huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.