Kuriozitet

“Është shenjë nga Zoti” , banorët befasohen nga breshëri në formën e koronavirusit

Të bjerë shi është një gjë normale. E tillë konsiderohet edhe kur bie breshër edhe pse më rrallë.

Mirëpo breshër në formën e koronavirusit për meksikanët do të thotë se është një shenjë nga Zoti për të qëndruar në shtëpi.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Montemorelos të Meksikës. Mësohet se në këtë zonë kanë rënë sasi të mëdha breshëri dhe akulli kishte formën e koronavirusit.

Kjo ka hapur një debat të madh në rrjetet sociale, ku një pjesë e konsideron këtë si një “ogur të zi”. Ekspertët kanë shpjeguar se kjo është një gjë e zakonshme megjithatë një pjesë e njerëzve e kanë interpretuar ndryshe.

“Ditën e djeshme Zot na dërgoi breshër koronavirusi për të na kujtuar që duhet të qëndrojmë në shtëpi”,  shkruante një komentues.

Në Meksikë ka mbi 50 mijë raste dhe rreth 5300 viktima nga COVID -19.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483