Kosova

Është mbledhur Bordi i Telekomit të Kosovës, priten shkarkime të reja

Është mbledhur bordi i Telekomit të Kosovës. Gjatë kësaj mbledhjeje pritet të shkarkohet kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi dhe drejtori financiar, Armand Osaj.

Pjese e kësaj mbledhjeje sipas informacioneve që ka KOHA pritet të jetë edhe ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari.

Ndërkaq pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke qëndruar afër objektit të Postës. Merret vesh se policia ka shtuar praninë e saj për shkak të situatës së tensionuar në këtë mbledhje.

Raportohet se disa pjesëtarë të Policisë kanë hyrë brenda objektit të Postës.