KULTURË

Është mbajtur kampi i “Super-Vullnetarëve” me 40 të rinj nga Kosova

Me mbështetje edhe të Komunës së Prishtinës dhe Kampi organizatës WWF Adria, është mbajtur kampi i “Super-Vullnetarëve” me 40 të rinj nga Kosova, të cilët për një javë qëndruan në Qendrën Rekreative të Gërmisë, duke punuar në realizimin e projekteve vullnetare përmes së cilave do të përmirësojnë shkollat publike në Kosovë.

Të rinjtë pjesëmarrës në kamp, përmes aktiviteteve socializuese dhe edukative zhvilluan shkathtësitë e tyre të punës me dru, komunikimit dhe bashkëpunimit. Ata po ashtu kontribuuan në komunitet duke ndërtuar orendi të ndryshme për përmirësimin e dy klasave të shkollave fillore “Sezai Surroi” në fshatin Bellobrad – Dragash, dhe “Liria” në fshatin Stroc –  Vushtrri.

Kampi i “Super-Vullnetarëve” u organizua nga Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA me qëllim të zhvillojë tek pjesëmarrësit kompetencat e parapara me Kornizën e re Kurrikulare të Kosovës. Synon që përmes vullnetarizmit edukativ të nxisë qytetarinë aktive tek të rinjtë.

Ky kamp u financua nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP), nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA). U menaxhua nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).