Kombëtare

Është caktuar masa e paraburgimit kundër tre të pandehurve për pjesëmarrje në rrahje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.Z., B.N., dhe F.N., për shkak të veprës penale Pjesëmarrje në rrahje nga neni 187 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tre të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 20 ditësh për secilin veç e veç, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjenden të pandehurit në liri mund ti asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo falsifikojnë provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarë apo në bashkëpjesëmarrësit tjerë në kryerjen e veprës penale gjithashtu të njëjtit lihen në liri,

ekziston rreziku se mund të përsërisin veprën penale, pasi që të njëjtit janë fqinjë në mes vete.

Të pandehurit A.Z., B.N. dhe F.N. me datë 02.05.2020, rreth orës 16:00, në fshatin Sfeqël të komunës së Podujevës, për shkak të një mosmarrëveshje në mes tyre, kishin marrë pjesë në një rrahje, e cila rrahje kishte rezultuar me të lënduar me lëndim të rëndë trupor.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.