Kosova

Është caktuar masa e paraburgimit kundër të pandehurit M.T

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.T, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën  penale Vrasje e Rëndë në Tentativë, nga neni 179, paragrafi 1 pika 1.3, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit M.T i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji dhe atë duke filluar prej dt.24.05.2018 deri me dt.24.06.2018. 

I pandehuri M.T dyshohet se me datë 24.05.2018, rreth orës 17:00, në fshatin Gushtericë e Epërme, Komuna Graçanicë, me dashje ka tentuar ta privon nga jeta bashkëshorten e tij, të dëmtuaren K.T, në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve në mes tyre, e ka goditur me thikë, disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, me ç‘rast si pasojë e dëmtimeve nga goditjet me thikë jeta e saj tani për tani është në rrezik.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për  caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.T është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483