Erion Veliaj rrëfen si asnjëherë më parë momentet më të rëndësishme të jetës: Çfarë kam marrë nga babai dhe nëna

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë me publikun për herë të parë detaje që kanë shënjuar jetën e tij, që nga fëmijëria e hershme deri në ditët e sotme, momente të pazbuluara që e kanë kthyer pas në kohë për t’i rrëfyer me të njëjtin përjetim.

I ftuar në emisionin “Jashtë Loje”, në “Top Neës”, qytetari i parë i Tiranës kujton disa prej vështirësive që si shumë prej familjeve të vuajtura shqiptare në fundvitet ’90, e kanë bërë të jetë ai që është sot.

“Kam pasur një fëmijëri të lumtur. Jam rritur me dy prindër model. Por fillova të kuptoja pak më shumë pasi vdiq babai. Ishte me kancer. Nuk gjeje kimioterapi, vitet 89-90. Te markata e lagjes, te “Shkolla e Baletit” ku jemi rritur, kishte vetëm qepujka të vogla. Çdo gjë bosh. Radha e bukës. Fëmijët shtyheshin për të marrë një bukë. I kujtoj sot dhe them, ndoshta u rritëm pak më shpejt seç rriten fëmijët sot! U desh të merrja më shumë përgjegjësi në familje sesa merr një fëmijë 10-11 vjeç sot. Pasi u ktheva nga Greqia kuptova që tani isha unë burri i shtëpisë,” kujton ai.

Go to TOP