Rajoni

Erion Veliaj: Me dashni nga Tirana për pavarësinë e Kosovës

Me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, një flamur gjigant i Kosovës është vendosur në njërën pjesë të Bashkisë së Tiranës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari Tiranës Erion Veliaj, përmes një shkrimi në Twitter.

Ai ka publikuar një video, si dhe ka uruar Kosovën.

“Ja kështu bohet! Dashni nga Tirana! #Kosova13”, shkruan Veliaj.