
Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, ka dalë në mbrojtje të luftës së lavdishme të UÇK-së për çlirimin e Kosovës nga Serbia.
Në reagimin e tij pas paraqitjes fillestare të Jakup Krasniqit para Dhomave të Specializuara të Kosovës, numri dy i Qeverisë shqiptare ka çmuar lart paraqitjen e ish-zëdhënësit të UÇK-së dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës në mbrojtje të vlerave dhe pastërtisë së luftës çlirimtare të UÇK-së përballë agresorit serb. “Sa shumë dinjitet, krenari, urtësi, vetëpërmbajtje, kthjelltësi, ndershmëri prej njeriu, burri, babai, mësuesi, luftëtari, shtetari, gazetari, shkrimtari, shqiptari, Jakup Krasniqi”, shkruan Braçe në një postim në Twitter.
add a comment