SPORT

Eriksen së shpejti në Real Madrid?

Ylli danez i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen mund të transferohet te Real Madridi gjatë afatit kalimtar dimëror.

Eriksen është në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me klubin nga veriu i Londrës dhe janari do të ishte shansi i fundit që Spurs të fitojë sado pak nga 27-vjeçari.

Ish-mesfushori i Ajaxit shprehu dëshirën e tij për të kërkuar një sfidë të re në fillim të verës, por asnjë largim i tij u materializua.

Megjithatë, afati i dimrit pritet të jetë i nxehtë për Eriksenin, i cili mund të transferohet në Santiago Bernabeu.

Sipas mediumit britanik Daily Star, agjenti i Eriksenit do të zhvillojë bisedime të mëtejshme me Realin këtë fundjavë pasi ylli danez kërkon të sigurojë një lëvizje në janar.

Mesfushorë tjerë që po lidhen me Realin janë edhe Paul Pogba i Manchester Unitedit dhe Donny Van de Beek i Ajaxit, ndërsa Eriksen pëlqehet edhe në Serie A. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.