Show Biz

Era Istrefi publikon këngën e re me Arash dhe Llkay Sencan

Këngëtarja Era istrefi ka prezantuar për fansat projektin e saj të parë muzikor për vitin 2020.

“No Maybes” titullohet kënga e re e DJ Ilkay Sencan, ku mysafirë janë këngëtarja shqiptare dhe këngëtari i njohur iranian-suedez, Arash.

Kjo këngë është ritmike e zhanrit POP, dhe është realizuar nga vet producenti dhe DJ, Ilkay Sencan.

Ndërkohë për tekstin janë kujdesur vet Era dhe Arash, duke shkruar secili pjesën e tij interpretuese.

Kënga është publikuar në YouTube me një klip të realizuar me animacione, ku përgjatë gjithë videos shoqërohet edhe teksti i këngës.

Era i lajmëroi fansat e saj për këngën e re, përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

“‘No Maybes’ me Arash dhe Ilkay Sencan është e disponueshme tani”, shkroi këngëtarja shqiptare në njoftimin e saj.

Istrefi është pjesë e bashkëpunimeve të shumta ndërkombëtare dhe ka tashmë një karrierë mjaft të bujshme në tregun evropian.