Show Biz

Era Istrefi po vjen me bashkëpunimin e ri, kësaj radhe me një artist xhamajkien

Era Istefi duket se nuk do të ndalet këtë vit me projekte të reja muzikore.

Javën e kaluar solli këngën “Prisoner”, i cili deri më tani është shikuar mbi 1.8 milion herë në YouTube.

Por, duket se këngëtaren tonë shumë shpejt do ta shohim teksa ka publikuar këngën më të re për rrafshin ndërkombëtar.

Në fakt, ajo sot ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale emrin e artistit me të cilin do ta publikojë videokëngën.

“Oh God”, titullohet kënga e re që do ta sjell zeshkania, ndërsa për këtë do të bashkëpunojë me artistin xhamajkien, Koshens.

Madje, këngëtarja ka treguar se videoklip do të vjen më shpejt se që pritet, përkatësisht do të mund ta shohim gjatë ditës së premte.

Ndryshe, Era së fundi ka elektrizuar publikun e pranishëm në finalen e botërorit të futbollit, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.