Show Biz

Era Istrefi performanca e saj e radhës në Dubai

Këngëtarja tani punon vazhdimisht rreth projekteve të reja, të cilat ia dedikon audiencës ndërkombëtare.

Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Era ka bërë të ditur se është ftuar të performojë në Dubai, që njëherësh do të jetë paraqitja e parë e saj në atë vend.

Ajo ka njoftuar se më datë 26 dhe 27 prill do të ngjitet në skenën e Dubait dhe ndjehet shumë e lumtur për rast.

 “Origami” titullohet kënga e fundit nga Era, që u prit mirë në publik.