Show Biz

Era Istrefi joshëse me pozat

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, kohëve të fundit nuk është aktive në prurjet e reja muzikore.

Përkundër kësaj, ajo është tejet aktive në rrjete sociale, duke ndarë imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde është parë atraktive.

Pozat që mori me veshjen plot stil, bëri po ashtu që Era të fokusonte tiparet e formësuara trupore.

“Dëgjova se po më kërkonit”, ka shkruar ajo në përshkrim. Postimi i tillë jo vetëm që mori pëlqime të shumta, por edhe shumë fansa e emra të njohur komentuan pozitivisht.