Kosova

Enver Hoxhaj e quan lajm të madh anëtarësimin e Kosovës Rrjetin Global Parlamentar të BB dhe FMN-së

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj e ka quajtur lajm të madh anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ai, ka përgëzuar deputeten Vjosa Osmani si dhe të tjerët për prezantimin në Washington.

Postimi i plotë i Enver Hoxhajt në Twitter:

“Lajm i madh! Kosova është bërë anëtare e Bordit të Rrjetit Global Parlamentar për tre vjetët e ardhshme”, ka thënë Hoxhaj përmes Twitter. Përgëzime Vjosa Osmanit dhe ekipit të deputetëve të Kosovës për prezantimin në Washington dhe për këtë të arritur të madhe, pavarësisht garës së fortë”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.