Show Biz

Enis Bytyqi publikon këngën e re

Këngëtari i njohur, Enis Bytyqi, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Habibti” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është ritmike e zhanrit R&B.

Muzika i është besuar producentit Rrzon, të cilit këngëtari nga Ferizaj ia beson tash e sa kohë punën. Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në shkretëtirën e Omanit.

Enis Bytyqi përndryshe është mjaft aktiv në muzikë me projekte të shumta, të cilat gjithmonë priten mirë nga publiku.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483