KULTURË

‘Enigma e poezisë’, libri më i ri i akademik Sabri Hamitit

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka botuar veprën më të re studimore të akademik Sabri Hamitit, “Enigma e poezisë”. Libri është i ndarë në dy pjesë dhe trajton poezinë e autorëve klasikë shqiptarë të shekullit XX dhe autorë përafqësues dhe veprat e tyre poetike të krijuara në shekullin XXI.

Në pjesën e parë të veprës më të re të Sabri Hamitit, “Enigma e poezisë”, trajtohen fenomene të poezisë shqipe të shekullit XX, në pesë kaptina. 1. Gjergj Fishta me ‘Lahutën e Malcís’, eposin e përthyer në imagjinatën lirike të zanave. 2. Lazër Shantoja me ‘Për nji puthje të vetme’, lirikë pasionante, që skandalizon norma e forma me ‘licencia poetica’-n e vet. 3. Ernest Koliqi me “Shêjzat” e veta, që me thelbin e artit poetik projekton kanonin letrar shqiptar integral. 4. Martin Camaj, me ‘kenën’ e gjuhës shqipe shfaq ‘kenën’ e rrënjës shqipe, për të pagëzuar ‘Palimpsestin’ poetik të Unit. 5. Rexhep Ismajli, me përkthimin e poezisë ballafaqon e lidh kulturat, me fuqinë shpirtërore të kumtit poetik.

Në pjesën e dytë të këtij libri trajtohet poezia shqipe e shekulli XXI, në trembëdhjetë kaptina, duke synuar rrjetin poetik të krijuesve. 1. Zef Zorba, ‘Libri i jetës’. 2. Frederik Rreshpja, ‘Marrëzia e Itakës’. 3. Rrahman Dedaj, ‘Migrimi i shpirtit’. 4. Ali Podrimja, ‘Elipsa e Eklipsit’. 5. Fatos Arapi, ‘Trishtimi i lamtumirës’. 6. Romeo Çollaku, ‘Poezia e mendimit’. 7. Luljeta Lleshanaku, ‘Fundi i gjërave’. 8. Abdullah Konushevci, ‘Poezia: matanë dashunisë’. 9. Demë Topalli, ‘Poezia e heshtjes’. 10. Mimoza Ahmeti, ‘Diva/Dama qiellore’. 11. Arben Idrizi, ‘Heqakeqi meditant’. 12. Agron Tufa, ‘Gardërobë gramatike’. 13. Eqrem Basha, ‘Perla e zezë’.

Poezia e re shqipe, me kumte e me forma poetike, niset kah kanonet e reja, mendon autori.