Kosova

Engel: Serbia e ka të mbyllur rrugën për BE, përveç nëse njeh shtetin e Kosovës

Mesazhi të cilin Eliot Engel, kryesuesi i Këshillit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan i ka dërguar komandantit të forcave të marinës amerikane në Evropë James Foggo, është në të vërtetë mesazh i qartë dërguar Serbisë.

Engel porositë se politika amerikane kërkon qartë nga Serbia ta njeh Kosovën, dhe i kundërshton marrëdhëniet e Serbisë me NATO-n me kërkesë që kjo Aleancë të vihet në funksion të presionit ndaj Serbisë.

Ai e ka kritikuar Foggo-n se qëndrimet të cilat ai i ka pretenduar nuk e pasqyrojnë politikën e SHBA ndaj Serbisë, dhe ka theksuar se Serbia nuk e ka harmonizuar politikën e saj me Bashkimin Evropian, përkundër kërkesave në procesin e pranimit dhe po vazhdon t’i refuzojë prioritetet e ndryshme të SHBA dhe BE.

“Dhe rruga e Serbisë kah BE është e mbyllur, përveç nëse e njeh Kosovën dhe vjen deri te pajtimi në mes dy shteteve. Për këtë arsye apeloj që në komentet e ardhshme në lidhje me Serbinë të balanconi më me kujdes deklaratat e juaja në mënyrë që brengosja e SHBA për shkak të kursit të Beogradit dhe marrëdhënieve alarmante të tij me Moskën të jenë të shprehura në mënyrë adekuate”, ka shkruar Engel.

Foggo ka pretenduar se qëndrimi zyrtar i administratës amerikane “nënkupton marrëdhëniet konstruktive të Serbisë me NATO-n”.

Sipas raportit të Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA, Serbia në mënyrë të vendosur po refuzon anëtarësimin në NATO. Eliot Engel e ka artikuluar në mënyrë të detajuar shqetësimin e SHBA  për shkak të Serbisë.

“Vendet duhet ta zgjedhin rrugën me të cilën dëshirojnë të shkojnë, pa marrë parasysh se sa vështirë është ajo rrugë, ata duhet të marrin vendime strategjike dhe këto vendime duhet të jenë pjesë e politikës zyrtare. Nuk mund të uleni në dy karrige”, ka shkruar Engel në letrën e tij dërguar admiralit Foggo.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483