ROZË

Enca thotë se aspiron të marrë miliona dollarë nga ish-i dashuri për humbjen e kohës së saj njësoj siç ka bërë Mariah Carey

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor që do të publikohet së shpejti.

“Jealous” mban titullin kënga e saj e re e cila po vizualizohet edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në jug të Shqipërisë.

Teksa është mjaft aktive në rrjetet sociale, Enca, së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm që i ka bërë shumë përshtypje.

View this post on Instagram

“JEALOUS” Soon 🐆❤️

A post shared by ENCA (@enca) on


Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme, Mariah Carey, e cila aludohet se i ka marrë të dashurit pesë milionë dollarë dëmshpërblim për kohën që ia ka humbur.

E duket se një pozitë si të sajën po e dëshiron Enca, e cila në mbishkrimin e këtij lajmi të publikuar në InstaStory ka shkruar: “Jeta që aspiroj…”.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Me kaq ajo ka lënë të kuptohet se do të ishte në gjendje të kërkonte shuma të mëdha parash nga ish-partneri, në këmbim të kohës së kaluar së bashku.

E thënë apo jo me shaka, një deklaratë e saj ka ngjallur mjaft reagime te fansat. 


Leave a Reply

Your email address will not be published.