Show Biz

Enca pozon me bikini dhe pa makijazh, tregon dukjen e saj natyrale në përditshmëri

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia, është personazhi më i ndjekur nga estrada shqiptare në rrjetin social Instagram.

Ajo numëron mbi dy milionë ndjekës në këtë rrjet social, në të cilin është thuajse çdo ditë aktive duke publikuar fotografi apo video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, këngëtarja vendosi që të publikojë për fansat e saj një fotografi me bikini, ku tregonte linjat e saj trupore.

Ndërkohë, Enca shkruan në mbishkrimin e fotografisë se në imazhin në fjalë nuk ka vënë fare ‘make-up’, duke dashur t’iu tregojë fansave dukjen e saj natyrale.

“Këtu nuk ka fare makijazh, një foto rastësore e ditës”, ka shkruar këngëtarja Haxhia ndërsa mbante në dorë një akullore.

Enca përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Jealous”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.