Show Biz

Enca: Nuk e shfrytzoj tërmetin për të marrë vëmendje

Për tërmetin e së martës (26 nëntor), reaguan pothuajse shumë artistë shqiptarë, derisa disa prej tyre vizituan familjet e të prekurve nga tragjedia, disa të tjerë grumbulluan fonde e ka edhe prej tyre që zgjodhën familje për t’iu ndërtuar shtëpitë.

Megjithëse këngëtarja Enca Haxhia nuk kishte bërë një postim rreth ngjarjeve të fundit në trojet shqiptare, ajo u kritikua mjaft shumë nga të tjerët, me pretekstin se publikon imazhe por nuk është parë kontributi i saj për tërmetin.

E së fundmi, 24-vjeçarja u dha një përgjigje të gjithë atyre, duke publikuar në rrjetet sociale fotografi që dëshmojnë të kundërtën.

Ajo madje tregon se nuk është nga ata personazhe që e shfrytëzojnë këtë situatë për të marrë vëmendjen, e as nga ata që publikojnë ndihmat që ofrojnë.

“Nuk jam kategoria e personazheve që të shfrytzoj situata të tilla për vëmendje. Dhe as kategoria e atyre që postojnë gjithçka bëjnë/ndihmat që ofrojnë. Dhe mbi të gjitha nuk i detyrohem askujt shpjegim për asgjë që bëj, por kjo temë më ka prekur aq shumë sa nuk mund të heshtja”, ka shkruar në postimin e saj Haxhia.

Enca Haxhia reagon pas tragjedisë në Shqipëri (Foto: Instagram)

Këto ditë, Shqipërinë e vizitoi edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila pa nga afër disa fshatra të varfra e po ashtu takoi edhe dy familjet që do ua rindërtojë shtëpitë.

Veç tjerash, ylli shqiptar në një të ardhme të afërt nuk e përjashton mundësinë ta vizitojë edhe Kosovën.