Show Biz

Enca Haxhia vazhdon të tërheqë vëmendjen e fansave dhe paralajmëron këngën e re

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është tejet e njohur për publikun, pasi ka vite që qëndron aktive ne skenën muzikore.

Që në fëmijëri ajo ka treguar talentin e saj në muzikë, duke u bërë tashmë njëra nga figurat më të ndjekura.

Në rrjetet sociale ajo publikon imazhe të shumta atraktive e provokuese, të cilat komentohen në masë të madhe, sikurse kjo e fundit.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Enca është shfaqur mjaft tërheqëse e veshur në komplete të bardha.

Në përshkrimin e fotografisë, ajo bëri të ditur se kënga e saj më e re “Ku mete” do të publikohet të shtunën.

“Young n Pretty” është kënga e saj e fundit e realizuar gjatë pandemisë coronavirus, e që u shoqërua vetëm me një fotografi të këngëtares.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483