Kosova

Emri i presidentit pengesë për arritjen e marrëveshjes LVV-LDK

Po vazhdojnë negociatat ndërmjet zyrtarëve të LVV-së dhe LDK-së për krijimin  e institucioneve të Kosovës, gjegjësisht kuvendit dhe qeverisë.

Po si duket pengesë vazhdon të paraqet kërkesa e LDK-së, e cila po kërkon postin e presidentit dhe e cila është pranuar nga LVV-ja, por që LDK-ja nuk po tregojnë emrin se kush do të jetë ai. Dhe mos  dhënia e emrit për të parin e shtetit nga LDK-ja, nuk po pranohet e nuk do të pranohet nga LVV-ja dhe e cila po e zvarrit arritjen e marrëveshjes, thonë burime të sigurta nga zyrtarë të LVV-së e LDK-së.

E në orën 16.00 pritet të takohen kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike Isa Mustafa, për të tentuar të arrijnë marrëveshje, por nuk do të jetë e sigurt se ajo do të arrihet pa propozimin e emrit të kandidatit të LDK-së për president.

Nga ana tjetër kandidati për kryeministër do të jetë nga partia e fituese e zgjedhjeve apo Albin Kurti, kandidate për kryetare të kuvendit Vjosa Osmani nga LDK-ja, derisa 12 ministritë do të ndahen 5 për LVV-në e po aq edhe për LDK-në dhe dy ministri do të jenë të rezervuara për minoritet. 

Sipas zyrtarëve të LVV-së, pos që po kërkohet posti i presidentit, nuk po tregohet se kush do të jetë ai. Pra po kërkohet pozita e presidentit pa emër.

Edhe zyrtarët e LDK-së e të cilët mbajtën takimin e kryesisë, pohojnë një gjë të tillë, por pa saktësuar e ditur se kush do të jetë kandidati i LDK-së për të parin e shtet. 

Sipas burimeve të “Syri.net”, gjasat për marrëveshje mes LVV-së e LDK-së nuk kanë qenë më të mëdha, por asgjë nuk është e sigurt se do të kryhet sot. LDK-ja, nuk heq dorë nga presidenti, sepse e konsideron si balancues të pushtetit.

Nga ana tjetër edhe përkundër kërkesave të shumta nga “Syri.net” për të marr ndonjë përgjigje zyrtare  nga LVV-ja e LDK-ja  asnjëri nuk është përgjigjur zyrtarisht.