Hi Tech

Emri Galaxy Tab Active Pro konfirmohet për tabletin e ardhshëm të Samsungut

Tableti Samsung Galaxy Tab Active Pro, me shifrat të modelit SM-T540, SM-T545 dhe SM-T547, është shfaqur në certifikimin Bluetooth SIG i cili e konfirmon emrin e pajisjes, raporton nashvillechatterclass.

Kohët e fundit, i njëjti model e mori certifikimin Wi-Fi Alliance ndërsa bëhet fjalë për variantin “Pro” të tabletit, gjë që e konfirmon edhe listingu i ri. Fusha për emrin e produktit e cekë “Galaxy Tab Active Pro” në secilën prej shenjave të modelit të sipërpërmendur.

SM-T540 është varianti që ofron vetëm mbështetje Wi-Fi, ndërsa SM-T545 është varianti LTE. Versionet SM-T547/T547U do të duhej të jenë versionet e zhbllokuara të tabletit, shkruan KOHA Ditore. Samsungu në vitin 2017 e publikoi Galaxy Tab Active 2 (në foto), i cili e kishte një ekran 8 inçësh. Shenja “Pro” në modelin e ardhshëm sugjeron që ekrani mund të jetë 10.1 inçësh në tabletin e ri.

Disa muaj më parë, i njëjti tablet u shfaq edhe në Geekbench, që sugjeron që Galaxy Tab Active Pro do të ketë çipset Snapdragon 710 (ose SD712) dhe 4 GB RAM. Pritet gjithashtu një bateri prej 7600mAh.

Mbetet për t’u parë nëse Samsung Galaxy Tab Active Pro 10.1 (2019) do të prezantohet së bashku me një nga telefonat e ardhshëm të kompanisë së Koresë së Jugut apo veçmas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.